Lajme

Vdes një person e lëndon 4 në një vetaksident në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 02 October 2018

Një person ka vdekur ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident trafiku në fshatin Bec të Gjakovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në orët e para të se hënës shkruan gazeta inFokus.
Viktima ishte vozitësi i veturës teksa ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Fshati Bec, Gjakovë 01.10.2018 – 01:50. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë vetëm një veturë ku si pasojë drejtuesi i asaj veture ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku’, thuhet në raport.

-Advertisement-

Katër personat e tjerë që kanë marrë lëndime trupore kanë pranuar tretman mjekësor.

“Kurse lëndime trupore kanë marrë 4 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve”, përfundon njoftimi i PK-së,/inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera