Lajme

Vdes një i infektuar me koronavirus në Kosovë, shkon në 30 numri i viktimave

koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 21 May 2020

Një 52-vjeçar ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 në veri të Kosovës.

Viktima (1968) është nga Zubin Potok.

Ai po kurohej në Kragujevc, ku edhe vdiq, njofton Shtabit për situata të jashtëzakonshme pranë Mitrovicës së Veriut.

Me këtë është rritur në dhjetë numri i pacientëve që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Në nivel vendi, kjo është vdekja e 30-të. Të infektuar në gjithë Kosovën janë 1003, ndërkohë deri më tash janë shëruar 772.

Të tjera