Lajme

Vdes një grua në rrugën Prishtinë – Pejë, goditet më veturë

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 15 October 2022

Një grua ka humbur jetën në rrugën Prishtinë – Pejë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së shtunës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se këmbësorja është goditur me veturë.

Ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

-Advertisement-

“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera