Lajme

Vdes një grua në Prizren, u godit nga vetura

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 24 November 2022

Një grua nga Prizreni ka vdekur pasi që është goditur nga vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 05:30, e ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person pasi që ai nga pakujdesia derisa ishte duke drejtuar veturën e kishte goditur viktimën.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizreni ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se e njëjta është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera