Lajme

Vdes një grua, goditi shtyllën me veturë në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 04 February 2022

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi.

Sipas raportit të policisë thuhet se shoferja ka humbur kontrollin e veturës dhe ka goditur shtyllën, shkruan Gazeta Infokus.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

-Advertisement-

“Autostrada Arbën Xhaferi KM5 Prishtinë Lipjan (NN) 03.02.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera