Lajme

Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 21 December 2024

Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes një njoftimi thotë se fëmija është sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës në gjendje të rënduar.

“Sipas informacioneve nga Spitali i Gjakovës, fëmiu i moshës rreth 1 vjeç, është sjell nga prindërit, rreth orës 21:00, në kujdestarinë e mbrëmshme, në Repartin e Pediatrisë, me gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmiut, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent. Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmiu, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore)”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, theksohet se nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.

“Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore. Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes. Fëmiut i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera