Lajme

Vdes një burrë që u lëndua në vendin e punës, arrestohet pronari i firmës dhe pronës në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 04 July 2024

Një person ka vdekur në QKUK pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.

Ai ishte rrëzuar të mërkurën pasdite nga një objekt ku po punonte në Lipjan.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës.

-Advertisement-

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa rasti është nën hetime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera