Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje
Autori: Gazeta inFokus
09:17 | 14 September 2026
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti të trafikut që ka ndodhur të dielën rreth orës 16:20, në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Express se, sipas të dhënave fillestare, ngasësi për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi P.K., 49-vjeçar nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerët, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë kanë pësuar lëndime të lehta.
Bytyqi ka bërë të ditur se rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit, Policia është njoftuar se 49-vjeçari, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë.
“Më datën 13.09.2026, rreth orës 16:20, është raportuar një vetaksident trafiku në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës. Sipas të dhënave fillestare, deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerët, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime të lehta. Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar se ngasësi (P.K. 49 vjecar) nga Hoça e vogël e Rahovecit, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë. Policia, pas pranimit të informatës, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka menaxhuar situatën dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente”, ka thënë ai

T� tjera
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
































