Lajme

Vdes një 32 vjeçar nga Covidi në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 04 September 2021

Pandemia COVID-19 vazhdon të marrë jetën e të rinjëve në vendin tonë.

Ka ndërruar jetë Haqif Ajvazi, nga Podujeva, shkruan Gazeta Infokus.

Haqifi ishte i infektuar me koronavirus, dhe ishte vetëm 32 vjeç.

-Advertisement-

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e fshatit Sfeçël.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç!

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera