Lajme

Vdes një 27 vjeçar pas përplasjes me autobus në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 10 October 2019

Të mërkurën rreth orës 15:00 në rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtrinë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën nje person.

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit  “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes, shkruan gazeta inFokus.

“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili  nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, drejtuesi i veturës Golf, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK” thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Lidhur me këtë aksident drejtuesit  të autobusit,  me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës e ka parë shumë shqetësues rritjen e numrit të aksidenteve dhe kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafil kujdes të shtuar.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera