Lajme

Vdes një 2-vjeçare në Istog, familja e gjen pa shenja jete në oborr

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 11 September 2022

Një vajzë dy-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një lloj bazeni në shtëpinë e saj në fshatin Zallc të Komunës së Istogut, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.

-Advertisement-

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja familja ka gjetur të pajetë në një si lloj bazën të vogël, te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëru që me e dërgu trupin e pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera