Vdes një 17 vjeçare nga COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 28 October 2021
Të enjten në Maqedoni të Veriut ka vdekur një 17-vjeçare me koronavirus.
Kjo njëherësh është viktima më e re me koronavirus në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia.
Viktima, e cila nuk ishte e vaksinuar, është nga qyteti i Demir Hisarit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima, e cila vuante nga mbipesha, është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje shumë të rëndë më 19 tetor, pasi një ditë më parë ishte paraqitur për herë të parë për kontroll mjekësor në Spitalin e Manastirit.
Kjo Ministri ka bërë thirrje për vaksinim, veçanërisht të fëmijëve me sëmundje kronike. Deri më tani me një dozë të vaksinës janë imunizuar 10,450 fëmijë nën moshën 18-vjeçare dhe me dy doza 9,451 fëmijë.
Përkundër thirrjeve të institucioneve shëndetësore, numri i të vaksinuarve vazhdon të mbetet i ulët. Deri të enjten, me nga dy doza është vaksinuar rreth 35 për qind e popullatës apo afër 750 mijë persona, ndërsa rreth 38 për qind apo afër 800 mijë persona janë vaksinuar me dozën e parë.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar ndërkohë edhe për 11 të vdekur të tjerë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,098, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.
Sa i përket të infektuarve, të enjten janë regjistruar edhe 436 raste të reja, ndërsa 321 pacient janë shëruar.
Raste aktive janë 6,499./REL/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...