Lajme

Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 29 March 2020

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.

Vetëm para tri ditëve, ai kishte shkruar në Tëitter se ndihet i lodhur, por është në gjendje stabile.

Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar.

-Advertisement-

Nuk ka qenë e ditur që ai vuante nga sëmundje të tjera.

“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.
Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, shkruan “Daily Mail” përcjell Klan Kosova.

Ai u bë pjesë e disa politikanëve evropianë që u infektuan me koronavirus, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe ministrin e shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock.

75-vjeçari vinte nga një familje që kishte ikur nga gjenocidi ndaj armenëve, që kishte ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, nga viti 1914 deri në vitin 1924.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera