Lajme

Vdes nga COVID-19 Patriarku Irinej i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 20 November 2020

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.

“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiqi në postim, shkruan Rueters.

 

-Advertisement-

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

 

Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera