Lajme

Vdes nga COVID-19, infermierja nga Peja

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 14 August 2020

Betejën me virusin COVID-19 e ka humbur edhe një infermiere 63 vjeçare nga Peja, shkruan gazeta inFokus.

Infermierja në fjalë kishte disa ditë që ishte infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha përmes një njoftimi.

-Advertisement-

“Njoftim mortorë!

Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë,

Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq!

Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona.

Zoti të shpërbleftë më Xhennet.

Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja!

Me respekt

Veton Berisha”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera