Lajme

Vdes nga COVID-19, 49 vjeçari nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 12 April 2021

Në 24 orët e fundit edhe tetë persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Sipas raportit të fundit, deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë vdekur 1 mijë e 996 qytetarë.

Edhe 8 qytetarë vdesin nga COVID-19

-Advertisement-

Sipas IKSHPK-së këto janë moshat e personave që humbën jetën në 24 orët e fundit.

Në mesin e tetë personave që kanë ndërruar jetë është edhe një 49 vjeçar nga Gjilani.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera