Lajme

Vdes në vetëaksident 20 vjeçari në Mitrovicë

Autori: H. Smajli 09:50 | 23 October 2020

Një 20 vjeçar e ka humbur jetën në një vetëaksident në Zhabar të Mitrovicës.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se aksidenti është shkaktuar nga shoferi pasi për shkak të shpejtësisë e ka humb kontrollin mbi veturën dhe si pasojë e ka humbur jetën pasagjeri për shkak të lëndimeve të marra.

-Advertisement-

Viktima është dërguar për obduksion ndërsa shoferi i veturës është ndalur për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në orën 02:00 pas mesnatës.

“Rasti ka ndodhur në ora 02:00 pas mesnatës në fshatin Zhabar të Mitrovicës, në rrugën Mitrovicë zubin Potok më saktësisht në fshatin Zhabar. Rasti është cilësuar si vetëaksident për shkak se drejtuesi i veturës ka humb kontrollin e veturës dhe ka dalë jashtë rrugës. Ku si pasojë njëri nga pasagjerët ka përfunduar me fatalitet dhe ka ndërruar jetë. Viktima është  20 vjeçar trupi i të cilit tashmë është dërguar në obduksion në mjekësinë ligjore ndërsa shoferi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Zahiti për inFokus./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera