Lajme

Vdes në spital gruaja që u lëndua në një aksident

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 12 January 2022

Në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e cila ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku para tetë muajve.

Rasti kishte ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, në maj të vitit 2021.

“Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë”, njoftoj policia.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera