Lajme

Vdes në QKUK një shtetas i huaj

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 05 September 2022

Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në QKUK, të dielën rreth orës 18 e 20.

Sipas policisë, viktima ishte në Obiliq në momentin kur i ishte përkeqësuar gjendja dhe pastaj është dërguar në QKUK, aty ku edhe ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

“Viktimës mashkull shtetas i huaj pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe i njëjti ka ndërruar jetë.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera