Rozë

Vdes në moshën 27-vjeçare ish-Missi

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 21 June 2022

Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Mësohet se mbretëresha braziliane e bukurisë pësoi një hemorragji në tru dhe nga një atak në zemër pas një operacioni për heqjen e bajameve.

Gleycy Correia, e cila u kurorëzua Miss në vitin 2018, u nda nga jeta të hënën në një spital në Macae, në juglindje të vendit, disa muaj pas operacionit.

-Advertisement-

Rezultatet e autopsisë pritet nxjerrin më shumë detaje rreth vdekjes së saj të parakohshme.about:blank

“Ajo bëri operacion për heqjen e bajameve në fund të marsit dhe pas 5 ditësh në shtëpi pati hemorragji”, tha prifti i familjes për The Mirror. “Ajo shkoi në spital dhe pësoi atak në zemër më 4 prill. Që nga ajo kohë ishte në koma dhe ndërroi jetë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera