Lajme

Vdes në moshë të re djali i axhës së Sami Lushtakut

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 16 September 2021

Zyrtari i PDK’së, Sami Lushtaku, ka njoftuar se i ka vdekur në moshë të re djali i axhës së tij, Faruku, raporton Express.

Lushtaku ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot nga ora 17:00, në varrezat e lagjes Lushtaku.

“Djali i agjës Faruku nga sot kaloi në përjetësi. Një djalë i fortë e më zemër të madhe, i dashur e i respektuar për të gjithë, nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante. Pavarësisht saj, Faruku nuk u dorëzua asnjëherë duke qëndruar i fortë para sfidave të jetës. Ishte djalë shëmbull i urtësisë e mirësjelljes me të gjithë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me mall e dashuri. Varrimi bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Lushtaku!”, ka shkruar Lushtaku./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera