Vdes në burg mafiozi famëkeq italian, Raffaele Cutolo – “Profesori”
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 20 February 2021
Një nga shefat më të frikshëm të mafisë në Itali, i cili e kishte udhëhequr bandën Camorra nga burgu, ka vdekur në qelinë e tij.
Raffaele Cutolo, 79 vjeç, i njohur me nofkën “profesori”, u gjet i vdekur në shtratin e qelisë në Parma pasi i kaloi 42 vjet në burg, shkruan Daily Mail.
Nga burgu, ai e themeloi qendrën e bandës “Camorra e Re” në vitet e shtatëdhjeta dhe e orkestroi luftën e përgjakshme kundër grupit “Cosa Nostra” të Sicilisë në vitet e tetëdhjeta.
Ai besohet se komandonte një grup prej 10.000 burrave që trafikonin kokainë. Cutolo gjithashtu u bë baba përmes fekondimit artificial dhe nga rrëfimi i tij është frymëzuar skenari i një filmi të vitit 1986. Cutolo ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.
Djali i rritur në një fshat të Campanias madje ishte ulur në tavolinë me politikanë të lartë pasi i ishte kërkuar të negocionte për lirimin e kryetarit të rajonit Campania, Ciro Cirillo, i cili ishte rrëmbyer nga Brigadat e Kuqe komuniste më 1981.
Më 1964, Cutolo, atëherë vetëm 22 vjeç, ishte burgosur pasi kishte vrarë një burrë që i kishte thënë fjalë romantike motrës së tij.
Ndonëse në burg, Cutolo bënte jetë mjaft luksoze. Në qeli qëndronte pa të burgosur të tjerë, kishte telefon me të cilin mund të bënte thirrje kudo në botë, ndërsa kuzhinieri dhe kontabilisti i tij jetonin pranë qelisë.
Të tjera
-
Del nga koma 3 vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë
3 vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit ...
-
Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit
Kryetari i VV’së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidat...
-
Kurti: LDK’së i ka mbetë veç edhe me e bo Ismet Beqirin kryetar të Forumit Rinor
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje,...
-
Policia në Pejë kap hajnin që vidhte dru me Golf, i njëjti ishte i dënuar me burg 1 vit e 6 muaj
Policia e Kosovës – Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021...
-
Katër tërmete godasin Greqinë
Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 shkallësh u regjistrua afër qytetit Larisa, në...
-
Tërmeti prej 6.9 shkallësh në Greqi u ndie në disa shtete
Një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh u regjistrua afër qytetit Larisa...
-
Bibliotekat komunale do të pasurohen me nga 210 libra
Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë, libra të cilët j...
-
Garë e ashpër| LDK del partia e dytë në votat e diasporës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më shumë vota të diasporës se sa Partia...
-
Avokati i Popullit kritikon institucionet për trajtimin e krimeve të luftës
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kritikuar institucionet e Kosovës se kanë b...
-
Rusia “selam” perëndimit: “Mos luani me zjarr”
Moska e ka paralajmëruar Perëndimin që “mos të luajë me zjarr”. Ky është reag...
-
Kaq vota të diasporës mori NISMA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e diasporës. Deri...
-
Votat e diasporës| Vetëvendosje merr mbi 70% të tyre
Janë numëruar mbi 33 mijë vota të ardhura nga diaspora. Lëvizja Vetëvendos...