Lajme

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 05 December 2021

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë, transmeton Gazeta Express.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

-Advertisement-

“Le të vazhdojmë ta nderojmë veprën e Senatorit Dole jo vetëm me këtë bust të mrekullueshëm, por duke punuar së bashku për ta ndërtuar një të ardhme paqeje, drejtësie, demokracie dhe prosperiteti për popullin e Kosovës dhe rajonit”, kishte thënë ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në ceremoninë e zbulimit të bustit.

Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera