Vdes ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, i prekur me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 22 November 2020
Ka ndërruar jetë i prekuri me COVID-19, ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku.
Bashkim Kopliku prej ditësh ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por ai nuk ka mundur që të fitojë betejën me sëmundjen dhe virusin, shkruan Top Channel.
Familjarët e kanë marrë nga spitali me ambulancë private për ta dërguar në Itali për kurim, po nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur në Rinas pa mundur të niset drejt shtetit fqinj. Ishte në gjendje të rënduar.
Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Më 1962 – 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 – 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 – 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.
Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës.
Krahas posteve dhe kontributit të padiskutueshëm, Bashkim Kopliku nuk do t’i shpëtonte dënimit të regjimit si punëtor për qëndrime “të gabuara” politike në 1975-76. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.
Bashkim Kopliku ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të gazetës Bulevard, stafi i Bulevard i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...