Lajme

Vdes ish-mjeku i UÇK-së në 23 vjetorin e Epopesë

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 06 March 2021

Këtë të premte kur edhe nisi epopeja e 23-të e UÇK-së, ndërroi jetë Liman Shala, që veç kësaj date është i lidhur edhe më thellë me ish-luftëtarët çlirimtarë.

Shala, më 5 mars të vitit 1998 e nisi punën si doktor përkrah brigadës 113 Mujë Krasniqi, për t’u dalë në ndihmë ushtarëve të Drenicës që u plagosën gjatë luftës më serbët.

Ish-luftëtarë që u trajtuan e shëruan nga doktori i ndjerë, rrëfejnë se si ia dolën të mbijetojnë me ndihmën e Liman Shalës.

-Advertisement-

Ndërsa familjarët tregojnë rëndësinë e veprimtarisë së tij si mjeku i vetëm i zonës bashkë me Fadil Bekën që trajtonte më pas rastet e rënda.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera