Lajme

Vdes ish-ministri gjerman i mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 04 May 2017

Ka vdekur në moshën 97 vjeçare Heinz Kessler,  ish-ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë Lindore.

Kessler ishte i dënuar për nxitje të vrasjes pa paramendim pasi që e kishte mbajtur në fuqi politiken “gjuaj për të vrarë”.

Shtëpia botuese “Eulenspiegel Verlag” që botoi librin e tij “Pa Murin, Do të kishte luftë”, tha të enjten se Kessler vdiq në Berlin më 2 maj

-Advertisement-

Kessler, një gjeneral, ishte ministër i mbrojtjes nga 1985 deri në nëntor 1989 dhe u bë anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste në vitin 1986.

Ai u arrestua në maj të vitit 1991, pasi zyrtarët e pranuan një informatë se ai do të përpiqet të largohet nga Gjermania.

Në vitin 1993 u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim, raportojnë mediat e huaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera