Lajme

Vdes ish-kryeministri i Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 06 June 2022

Në moshën 79 vjeçare, në Tetovë, ka ndëruar jetë Gligorie Gogovski, kryeministri i fundit i Maqedonisë Socialiste.

Ai ishte kryeministër i shtetit nga viti 1986 deri më 1991. Në rolin e kryeministrit, ai kishte përgatitur zgjedhjet e para të lira me më tepër parti. Ka lindur në Tetovë në vitin 1943. Në vitin 1968 ka diplomuar në fakultetin elektro-makinerik në Shkup, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit. Gligorie Gogovski do të varroset sot në ora 13 në varrezat e Tetovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera