Lajme

Vdes ish-komandanti i UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 16 January 2021

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Paçrizi, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 15:00.

“Dega e OVL të UÇK në Malishevë, njofton se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të UÇK, Shefqet Paçarizi. Varrimi bahet sot me dt. 16.01.2021 ne ora 15:00 ne varrezat e veteranve ne F.sh Dragobil”, thuhet në njoftim. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera