Lajme

Vdes ish-anëtari i LDK’së

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 18 November 2020

Dega e LDK’së në Ferizaj ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së, Nazmi Muqaku.

Në njoftimin e publikuar në ‘Facebook’ thuhet se LDK-ja ka humbur një njeri të përkushtuar.

Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

-Advertisement-

Po ashtu, Dega e LDK’së në Ferizaj ka përshkruar edhe veprimtarinë e të ndjerit, ndonëse nuk kanë dhënë detaje lidhur me vdekjen e tij.

Postimi i plotë:

Sot, qenka ndarë nga jeta, larg vendlindjes në Leverkusen të Gjermanisë veprimtari i pa kursyer i çështjes kombëtare dhe i LDK-së Nazmi Muqaku.

Ai tërë jetën punoi për Kosovën dhe ishte pjesë aktive e çdo organizimi politik në Gjermani, që nga protestat e demostratat e deri te veprimtaria institucionale e Qeverisë së Kosovës në mergim, duke qenë aktiv edhe në përmbushjen e arkës së tre përqindëshit në Republikën NRË të Gjermanisë.

Pas pensionimit ishte në çdo hap me LDK-në dega në Ferizaj duke qenë pjesë rrjedhëse e çdo aktiviteti. Ishte i dashur për secilin dhe me secilin por i pa kompromis në vizionin Rugovian të LDK-së.

Për veprën e tij disa herë u nderua me mirënjohje dhe falenderime të cilat i konsideronte si nder dhe rikthim moral të borgjit të LDK-së ndaj tij.

LDK me vdekjen e tij humbi një njeri të përkushtuar të saj.

Ai do të kujtohet me respekt nga të gjithë ata që e njohen dhe punuan me të.

Dega e LDK-së në Ferizaj ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit dhe gjithë veprmtarëve të saj.

Pushoftë në paqe!Dega e LDK-së Ferizaj

Kryetari

Muharrem Sfarqa

https://developers.facebook.com/docs/plugins/embedded-posts/?prefill_href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMuharremSvarqaLDK%2Fposts%2F2786369601684749&__cft__[0]=AZV67QsvhZS0_D6LnZDFh68TlTXNC4_6sIRL3YZd1P0caza3R78eehmFWkQqeSCFc4hjFd5wJcNbWzkGgEvYyUA_u1ZXOpgW1SM8xOjJA-U-YdmhtMOdHfFusIXBiqsi1UGNxZk8RyuresLO6aG4T3il&__tn__=p%2CP-R#code-generator

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera