Lajme

Vdes intelektuali prizrenas, Galip Hoda

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 06 December 2022

Ka vdekur intelektuali prizrenas, Galip Hoda.

Hoda ishte inxhinier i hidroteknikës, ku ishte edhe deputet i kuvendit të Kosovës gjatë viteve 1969-1974 por edhe anëtar i komisionit kushtetues.

Ai, po ashtu ishte pjesëmarrës në projektin e Liqenit të Radoniqit, projektin e Hidrocentralit të Fierzës e projekte të tjera.

-Advertisement-

Galip Hoda ishte përkrahës i madh i sportit prizrenas. Gjatë viteve shtatëdhjetë ishte anëtar i Klubit Futbollistik “Liria”, ndërsa nga viti 1990 deri në vitin 1999 ka shërbyer si sekretar gjeneral i klubit

Gjatë viteve të 90-ta, ai shquhej për kontributin e tij të dalluar në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore për çlirimin e Kosovës.

Varrimi i te ndjerit do të bëhet nesër, më 7 dhjetor 2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera