Lajme

Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 03 November 2024

Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.

Për vdekjen e saj ka shkruar dhe ShSKUK-ja, ku shpreh pikëllim të thellë për këtë lajm.

E ndjera shërbeu për më shumë se 20 vjet si infermiere.

-Advertisement-

“Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve. ShSKUK i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, stafit të klinikës dhe pacientëve që ju shërbeu me shumë përkushtim”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ShSKUK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera