Lajme

Vdes gruaja e parë doktore e shkencave e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 14 June 2019

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha me rastin e vdekjes së profesoreshës Mandushe Berisha.

“Kontributi i saj rreth katër-dekadësh në Universitetin e Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit tonë, duke qenë njëherësh edhe njëra ndër gratë e para që shërbeu si mësimdhënëse në UP. Profesoresha Berisha ligjëroi në Departamentin e Kimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore. Për këtë, ajo do të mbetet një kujtim i dashur dhe me vlerë për studentët e saj, kolegët nga UP-ja, si dhe të gjithë ata që patën rastin të jenë pjesë e rrugëtimit të saj akademik dhe jetësor”, ka shkruar Dema në telegramin e tij të ngushëllimit.

Për vdekjen e saj ka ngushëlluar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

-Advertisement-

Ai tha se përveç që arsimi humbi një mësimdhënëse që shumë vjet ja fali arsimit universitar, “Kosova humbi gruan e parë që mori titullin doktore e shkencave dhe atë në Universitetin e Zagrebit”.

“Prandaj, në historinë e arsimit shqip, Dr. Berisha do të mbetet si kontribuuese për arsimimin e shumë gjeneratave, por edhe si gruaja e parë me titull të lartë shkencor, duke u bërë kështu shembull dhe duke i hapur rrugë emancipimit shoqëror”, shkroi Bytyqi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera