Lajme

Vdes gazetari i njohur nga Shqipëria, presidenti: Trishtim…!

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 16 October 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, Artjan Tepelena.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera