Vdes Erhard Busek, ambasadori Ajeti: Humbje e madhe, do të mbetet në historinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 14 March 2022
Politikani austriak, Erhard Busek, ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.Për ndarjen nga jeta të politikanit austriak ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ai do të mbetet edhe në historinë e Kosovës.
“Me keqardhje dëgjova lajmin e hidhur për vdekjen e mikut tim dhe të Republikës tonë, Erhard Busek. Është një humbje e madhe për Austrinë, për Kosovën, por edhe për Evropën. Busek do të mbetet në historinë tonë më të re, si njëri ndër miqtë më të mëdhenj të vendit tonë në kohërat më të vështira të ekzistencës. Bashkë me Ministrin e Jashtëm Alois Mock dhe diplomatin Albert Rohan, ai ishte fuqia prijëse dhe shtytëse e Kosovës”, shkroi ai.
Ambasadori Ajeti shkroi se roli i Busek në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm.“Njeriu i cili shkroi vet historinë duke hapur dyert e universiteteve austriake për studentët nga Kosova, kur të gjitha shtetet tjera evropiane i mbanin ato mbyllur. Që nga vizita e tij e parë në Kosovë më 1987 dhe takimet me elitën politike dhe kulturore të Kosovës, ai ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm për çështjen e Kosovës. Përjetësisht mirënjohës angazhimit të tij për Kosovën! Prehu në paqe mik dhe privilegj jetësor të të njihja prej vitesh nga afër”, ka shkruar Ajeti.
Të tjera
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...