Lajme

Vdes edhe personi i dytë në aksidentin me tren

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 03 September 2018

Ka ndërruar jetë gruaja e dytë pas aksidentit në Klinë, që ka ndodhur në fshatin Dush të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur sot në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”.

Dy fëmijë janë më gjendje të rëndë, nëna e tyre na ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, ndërsa sapo ka ndërruar jetë edhe gruaja e dytë që ishte në veturë.

-Advertisement-

Lexo edhe: E tmerrshme | Treni godet veturën në Klinë, 6 persona të lënduar rëndë (Foto)

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, treni është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtar brenda, ku gjashtë nga ta janë lënduar.

“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë në Klinë dhe pastaj janë ndërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre në moshën 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë,  janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra .

Lexo edhe: Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në Klinë (Foto)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera