Lajme

Vdes edhe një person i prekur me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 05 July 2020

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus.

Viktima është nga komuna e Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi.

-Advertisement-

“Po ka vdekur. I ndjeri ka pasur komplikime të tjera shëndetësore të zemrës dhe mushkërive. Po ashtu ka qenë i prekur edhe me Covid. Ai ka qenë i shtrirë për 18 ditë në Klinikën Infektive”.

Latifi tha se i ndjeri ishte inspektor i komunës së Rahovecit, njofton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera