Lajme

Vdes edhe një mësimdhënës nga Covid19

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 26 November 2020

Sot në orët e hershme të mëngjesit pas një përballje të vështirë me virusin Covid-19, ka ndërruar jetë mësuesi, Ilmi Ibrahimi nga Gjilani.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli.

Ismajli ka thënë se mësimdhënësin do ta kujtojë gjithmonë si burim i krenarisë për edukimin dhe arsimin e brezave.

-Advertisement-

“Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave. Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë. Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë”, ka shkruar Ismajli.

Deri tani nga IKSHPK janë konfirmuar 948 viktima nga koronavirusi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera