Lajme

Vdes edhe një grua tjetër gjatë lindjes në maternitet

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 26 May 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në maternitetin e vjetër të Tiranës.

Një grua 39 vjeçare ndërroi jetë në spitalin gjinekologjik mbretëresha Geraldinë në Tiranë, mesditën e të enjtes.

Engjellushe Stafa, 39 vjeçe banuese në Qytetin Studenti, iu nënshtrua një operacioni cezarian për lindjen e fëmijës së saj, por nuk mundi të dilte e gjallë nga operacioni.

-Advertisement-

Gruaja ndërroi jetë në orën 12:00 të të enjtes, afërsisht tri orë pasi kishte hyrë në operacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera