Lajme

Vdes doktori i njohur ferizajas, Muharrem Asllani

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 28 September 2021

Ka ndërruar jetë doktor Muharrem Asllani nga Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për vdekjen e Asllanit e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka thënë se vepra e tij do të mbetet trashëgimi e shëndetësisë ferizajase.

-Advertisement-

“Vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar”, ka shkruar Aliu. /Gazeta Infokus/

Postimi i fund:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, Dr. Muharrem Asllani.

Vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Asllani, kolegëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të të ndjerit, qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera