Lajme

Vdes biznesmeni nga Podujeva

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 12 January 2022

Biznesmeni i njohur nga Podujeva, Sabit Rama, ka vdekur gjatë ditës së sotme. Lajmin për ndarjen nga jeta të biznesmenit Rama e ka bërë të ditur djali i tij Besart Rama. Ai ka njoftuar se babai i tij do të varroset nesër në orën 13:00 në varrezat e fshatit Gerdoc.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer, ju njoftoj se pas një sëmundje, sot babai im Sabit Rama ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (E Enjte, më 13.01.2022) në ora 13:00 pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Gerdoc. Përkujtuar me mallëngjim nga Familja RAMA!”, ka shkruar ai në Facebook.

Sabit Rama ishte drejtor i kompanisë “Izolimi Bau”, kompani kjo e cila gjendet në Podujevë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera