Kulturë

Vdes aktori Luke Perry

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 06 March 2019

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të Beverly Hills, kolegët e tij shprehin mesazhet e tyre të lamtumirës. Ata e vlerësojnë si një njeri me personalitet e ndjeshmëri të lartë dhe profesionist si rrallëkush

Kanë qenë të shumtë mesazhet për Luke Perry, Dylan McKay të “Beverly Hills 90210” të ndarë dje nga jeta, por njëri në veçanti përmbledh më mirë atë që ishte personaliteti i Luke, që kushdo që e ka njohur mund të thotë se ishte me të vërtetë një njeri i mirë.

Colin Hanks, i biri i Tom, edhe ai aktor, ka treguar një anektodë shumë të veçantë në profilin e tij në Instagram. Bëhet fjalë për një eksperiencë të drejtpërdrejtë të pasur gjatë një udhëtimi me të në të njëjtin avion.

-Advertisement-

“Hanks dhe bashkëshortja e tij ishin në një avion duke u kthyer nga Meksiko, kur dy fëmijë, dy vëllezër nisën të qanin: “Nga vendet e klasit të parë vjen ky burrë i gjatë, me mjekër dhe kapele mori dy tullumbace, i fryu dhe u ul në gjunjë përpara fëmijëve dhe ua dha. Ato ndaluan menjëherë së qari, dhe i gjithë avioni e duartrokiti këtë gjest. Pasi e vëzhgova mirë, vura re se bëhej fjalë për Luke Perry, kështu iu afrova dhe patëm mundësi të flisnim. Më rrëfeu se të mbaje me vete dy tullumbace është një truk që përdor gjithmonë kur udhëton, pikërisht për të qetësuar fëmijët që bërtasin”shkroi ai.

Një episod ky që tregon shumë për Luke Perry të ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare e që do t’u mungojë shumë fansave të tij rreth e përqark botës.

Leonardo DiCaprio po ashtu tha se për të ishte nderë të punonte me Luke Perry-n.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera