Fun & Video

Vdes adoleshentja pasi sondazhi në internet u votua 69% “Po” që të vetëvritej

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 16 May 2019

Një 16-vjeçare u gjet e vdekur në një qytet të Malajzisë, pasi kishte hapur një sondazh në internet ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.

Vajza kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte thënë: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Më pas ajo kishte përdorur një aplikacion sondazhesh në Instagram, për 24 orë.

Vdekja e vajzës ka hapur debate të shumta në lidhje me kujdesin që jepet nga autoritetet për shëndetin mendor.

Një nga arsyet se pse ishte vetëvrarë, ishte martesa e të atit me një grua tjetër.

Thuhet se një nga personat që e gjetën trupin poshtë ndërtesës prej ku u hodh, ishte pikërisht i vëllai.

Të tjera