Lajme

Vdes Abdilaqim Ademi, funksionar i lartë i BDI-së

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 16 February 2018

Mbrëmë rreth mesnate si pasojë e një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së.

Ademi ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore dhe partiake, si zv .kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ministër i ambientit jetësor dhe të arsimit. Kohëve të fundit ishte larg skenës politike shkaku i trajtimit me terapi mjekësore.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet ishte detyruar që t’i vazhdoj në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka diplomuar në korrik të vitit 1996.

-Advertisement-

Ai më pas ka mbaruar edhe studimet postdiplomike, shkruan Alsat M.

Ademi ishte zv. kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 16 shkurt (e premte), pas namazit të xhumasë në varrezat e fshatit Shemshove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera