Lajme

Vdes 27-vjeçari që u rrëzua në vendpunishte, Policia arreston një person lidhur me rastin

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 22 December 2023

Ka vdekur në QKUK 27-vjeçari me inicialet B.G, që u rrëzua të enjten nga një lartësi prej disa metrash në një vendpunishte dhe për pasojë mori lëndime të rënda.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, dhe Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin e lartëcekur rreth orës 21:35 nga QKUK është raportuar se viktima i cili ka qenë në trajtim mjeksor ka vdekur. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për Obduksion”, kanë deklaruar nga Policia.

Nga Policia kanë bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar një person.

-Advertisement-

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Prishtinë / 21.12.2023 – 07:00-07:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuar kosovar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera