Lajme

I vdekuri në Burgun e Dubravës dërgohet për obduksion

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 27 August 2018

Trupi i pajetë i personit i cili u gjend i vdekur në  Burgun e Dubravës është dërguar për obduksion

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënsi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikqi

” Dyshimet e para janë se është vetëvrasje, trupi i pajetë është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit të shtetit. Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës është duke  mbledhur prova tjera”, tha Nikqi

-Advertisement-

Burime të KALLXO.com brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës sot  kanë sqaruar se personi i cili u gjend sot i vdekur në Dubravë kishte tentuar të paktën tri herë të vetëvritej.

Ai sipas këtyre burimeve ishte duke u mbajtur në burg nënë dyshimet se kishte vrarë vëllanë e tij me sëpatë ndërsa nga ajo kohë kishte tri tentativa për vetëvrasje.

Gjatë kohës i burgosuri ka qëndruar edhe në spitalin e psikiatrisë ku sipas burimeve ishte trajtuar nga mjekët dhe kishte dhënë përmirësime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera