Vdekshmëria nga COVID, më e ulëta nga 4 pandemitë më të mëdha të shekullit
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 05 June 2020
Pandemia Covid-19 e ka ndikuar negativisht ekonominë globale më shumë se çdo njëra nga pandemitë e 100 viteve të fundit edhe pse shkallën e vdekshmërisë për banorë e ka më të ulëtën.
Banka Botërore në dokumentin e perspektives Globale të publikuar këto ditë, përllogariti se shkalla e vdekshmërisë nga Covid ishte 39 persona për 1 milionë banorë në rang global (sipas të dhënave deri me 14 maj 2020). Kjo prevalencë është më e ulëta nga katër pandemitë më të rënda të shekullit të fundit.
Gripi Spanjoll në vitet 1918-19 pati një vdekshmëri jo të zakontë, me rreth 100 milionë të vdekur në rang global, duke shënuar edhe prevalencën më të lartë të jetëve të humbura mbi 57 mijë për 1 milionë banorë, raportoi Banka.
Pandemitë e tjera pas gripit spanjoll kishin nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë. Më të rëndë ishin gripi i Hong- Kongut (1968-69) dhe Gripi Aziatik (1957-58), me afro 300 dhe 400 vdekje për milionë banorë, përkatësisht. Këto pandemi u pasuan nga gripi i derrave në vitin 2009-10 me 11 vdekje për 1 milion në rang global.
COVID-19 është më e madhja që nga gripi i Hong Kongut, megjithë masat që u morën globalisht për ta frenuar atë. Gjatë viteve 2000-18, bota kaloi edhe epidemi të tjera të forta si SARS (2002-03), MERS (2012), Ebola (2014-15), dhe Zika (2015-16).
Banka Botërore vëren se frekuencat e epidemive janë rritur dukshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke i rritur edhe më shumë gjasat që të shpërthejnë pandemitë.
Që nga viti 1960, ka pasur më shumë se 250 katastrofa biologjike, ku kanë vdekur mbi 10 milionë njerëz, por këto fatkeqësi nuk i kanë prekur ekonomitë e përparuara.
Gjithashtu bota po përballet gjithnjë e më shumë me ndryshimet klimatike, të cilat zënë 70 për qind të katastrofave natyrore gjatë vitit 1960-2018.
Banka Botërore analizon se pandemia e COVID-19 mund të jetë shumë më e rëndë për ndikimin negativ në ekonomi se sa shumica e katastrofave të mëparshme tre arsye:
1- Globalizimi. Pandemia COVID-19 i ka përshkallëzuar efektet negative në krahasim me pandemitë e tjera, për shkak të integrimit më të madh global në tregti e lëvizje gjatë dekadës së fundit.
2- Parandalimi i infeksionit dhe distanca fizike. Për sa kohë pasi kërkohet distanca e rreptë sociale, disa aktivitete nuk do të jenë në funksion të plotë. Kjo ndikon negativisht sektorin e turizmit dhe degë të lidhura më të.
3 Stresi i thellë financiar. Krizat financiare kanë tendencë të prodhojnë humbje të produktivitetit të punës. Grupet e cenueshme janë të ekspozuara veçanërisht
tek humbjet ekonomike nga katastrofat. Papunësia mund të krijojë një efekt ekonomik kaskadë me ndikim edhe në sistemin financiar, duke e cuar edhe atë në krizë.
Të tjera
-
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të ...
-
Uji i Badovcit ende jashtë përdorimit, qytetarët kërkojnë më shumë pika të furnizimit
Sikurse vitin e kaluar, niveli i manganit në liqenin e Badovcit ka pësuar rri...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese nd...
-
E dhimbshme, vdes i riu nga Istogu Bler Mehmeti
Para pak çastesh është raportuar lajmi për vdekjen e të riut nga Istogu, Bler...
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...