Lajme

Vdekjet e shumta nga koronavirusi: Në Barcelonë, parkingu i veturave shndërrohet në morg

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 02 April 2020

Pandemia e koronavirusit në Spanjë tregon pak shenjë të zvogëlimit dhe ndërsa punonjësit shëndetësor iu ofrojnë shërbime 70,000 rasteve aktive në mbarë vendin, situata po përkeqësohet për nga vdekjet.

Deri më tani, në Spanjë janë raportuar më shumë se 10 mijë vdekje të lidhura me COVID-19. Kjo ka bërë që punonjësit e sektorit të shërbimeve mortore të tronditen. Kjo ka bërë në përdorimin e ambienteve të ndryshme në morgje, për të lehtësuar situatën, raporton e përditshmja spanjolle AS, transmeton lajmi.net.

Sheshi kryesor i patinazhit në Madrid, Palacio de Hielo, është shndërruar në morg të përkohshëm gjatë pandemisë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, qendra e konferencave IFEMA në kryeqytet është kthyer po ashtu si një qendër izolimi urgjent për pacientët me koronavirus, krahas spitaleve ushtarake që janë ngritur në periferi të qytetit.

Mediumi spanjoll bën të ditur se ​​situata është bërë aq e papërballueshme, sa që një park automjetesh tre katësh, ngjitur me shtëpinë e funeralit Collserola de Barcelona, është shndërruar në morg gjithashtu për viktima e COVID-19.

Agjencia e lajmeve spanjolle EFE raportoi se hapësira është modifikuar për të akomoduar më shumë viktima gjatë ditëve në vijim.

Shërbimet e varrimit në Barcelonë nuk po janë në gjendje të kryejnë ritet tradicionale të vdekjeve në qytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera