Lajme

“Vdekje të dyshimtë” në Burojë të Skënderajt, policia jep detaje

Autori: Islam Morina 11:04 | 04 June 2022

Një burrë nga Buroja e Skenderajt është gjetur pa shenja jete, kurse Policia e Kosovës e ka kualifikuar këtë rast si “vdekje e dyshimtë”.

Ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kishin konstatuar vdekjen e viktimës, kurse trupi i tij me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion, shkruan Gazeta Infokus.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Burojë, Skenderaj, 03.06.2022 – 06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera