Lajme

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 11 July 2023

Një grua nga Suhareka ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit por pastaj kishte ndërruar jetë, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:47 dhe po cilësohet si “Vdekje e Dyshimtë”.

“Raportohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit viktima femër kosovare, mirëpo e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera