Lajme

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 25 November 2020

Një femër ka ndërruar jetë të hënën, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Viktima është dërguar në QKUK të dielën në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

-Advertisement-

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“QKUK, Prishtinë 23.11.2020 – 22:15. Viktima femër kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera